Përkujtohen 15 maturantët nga Malisheva që humbën jetën 14 vjet më parë

14 tetor 2018 | 15:11

Të dielën në Malishevë janë përkujtuar 15 maturantët e Gjimnazit “Abdyl Frashëri” tani Gjimnazi “Hamdi Berisha” të cilët humbën jetën në një aksident trafiku gjatë një ekskursioni në Shqipëri 14 vjet më parë.

Në nderim të 15 maturantëve të Malishevës, krahas familjarëve dhe ish-kolegëve, kanë bërë homazhe edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, dhe zyrtarë të tjerë shtetërorë. “Ngjarja e 14 tetorit të vitit 2004, është ngjarja më e rëndë dhe më e dhimbshme në Kosovën e pasluftës, dhe bashkë me ju familjarë të nderuar, të gjithë ne e kemi pasur të vështirë atë ditë, pasi kemi humbur 15 maturantë të gjimnazit”, ka thënë nënkryetari i komunës Hajdin Berisha.

Më 14 tetor të vitit 2004, gjimnazistët e Malishevës, ishin në një ekskursion në Shqipëri, ndërsa gjatë kthimit, njëri nga autobusët me gjimnazistët, ishte aksidentuar, duke rënë në një humnerë, në hyrje të Fushë Arrëzit, ku si pasojë, kanë humbur jetën 15 maturantë dhe janë lënduar dhjetëra të tjerë.

Pesëmbëdhjetë maturantët e gjimnazit, janë të varrosur në “lëndinën e lotëve”, në afërsi të lagjes së Gurit në Malishevë, ndërsa në nderim të tyre, është ngritur edhe një lapidar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj,…