Përkujtohet 24-vjetori i eksodit të madh në Bllacë, organizatorët kanë ndarë mirënjohje për ata që ndihmuan refugjatët

14 prill 2023 | 20:29

Me 10 prill 2023, është mbajtuar manifestimi i madh përkujtimor “Eksodi Bllaca 99” ku “Shoqata per Kthimin e Shqiptareve te Shprengulur nga Trojet e Veta” ka ndarë Çmimin “Hasan Prishtina” për 24 komuna, bashkësi lokale, shoqata humanitare, organizata joqeveritare e mediume nga RMV, që ndihmuan refugjatët kosovar gjatë kohës së luftës të vitit 1998-99.

Kujtojmë se rreth 440 mijë refugjatë shqiptarë të dëbuar nga forcat serbe, pas nisjes së bombardimeve të NATO-s, kanë kaluar nëpër Kampin e Bllacës.

“Shoqata per Kthimin e Shqiptareve te Shprengulur nga Trojet e Veta” nën organizimin nga Jahja Lluka, Vullnet Sadiku dhe Rexhep Memedi, kanë organizuar Orë letrare me poezi konkurruese të zgjedhura nga komisioni për “24 poet – 24 poezi – 24 vjetorin” dhe që është përcjellë me Program artistik nga Ansambli shtetëror i këngëve dhe valleve “Shota” Prishtinë.

Me rastin e 24 vjetorit të “Eksodit Bllaca 99-të”, me 10 Prill të këtij viti në shenjë respekti ndahet çmimi “HASAN PRISHTINA” për këto komuna, Bashkësi vendore e institucione të Republikës së Maqedonisë së Veriut, komunës së Tiranës dhe të Ulqinit

1. Komunës së Hanit të Elezit kryetarit z.Memet Ballazhi;

2. Komunës së Çairit-Shkup kryetarit z. Visar Ganiu;

3. Komunës së Haraçinës-Shkup kryetarit z. Ridvan Ibrahimi

4. Komunës së Sarajit- Shkup: kryetarit z.Blerim Bexheti

5. Komunës së Studeniçanit, kryetarit z. Azem Sadiku

6. Komunës së Likovës -Kumanovë, kryetarit z. Erkan Arifi

7. Komunës së Tetovës, kryetarit z. Bilall Kasami

8. Komunës së Gostivarit, kryetarit z. Arben Taravarë

9. Komunës së Kërçovës kryetarit z. Fatmir Dehari

10. Komunës së Dibrës , kryetarit z. Ekuran Duka

11. Komunës së Strugës, kryetarit z. dr.Ramiz Merko

12 . Komunës së Tiranës, kryetarit z. Erion Veliaj

13. Komunës së Ulqin-Mali i Zi, kryetarit z.Omer Bajraktari

14. Bashkësisë vendore të fshatit të brezit kufitar Bllacë, kryetarit Agim Bardhi

15. Bashkësisë vendore të fshatit të brezit kufitar Nigishtan kryetarit Jusren Selmani

16. Bashkësisë vendore të fshatit kufitar Radushë, kryetari Abdyl Mejdiu

17. Bashkësisë vendore të fshatit kufitar Jazhincë kryetari Abdi Nafiu,

18. Bashkësia Fetare Islame në RMV, Reisul ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai

19. Shoqata humanitare el hilall, kryetari prof. Behixhudin Shehapi,

20. Shoqata e Kryqit të Kuq në RMV Dr Sait Saiti

21. RTVMV-Programi në gjuhën shqipe: Migena Gorenca;

22. Radio Shkupi-programi në gjuhën shqipe: Valbona Pajaziti;

23. Ish gazeta “Fakti”- Shkup z. Emin Azemi;.

24, Radio “Vati” Shkup kryeredaktorit Amir Kadriu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në…