Përkujtohet dëshmori Zenel Mziu (Foto)

03 gusht 2018 | 17:00

Në sallën e Qendrës së Kulturës “Hasan Prishtina” në Skenderaj të premten është mbajtur akademi përkujtimore në nderim të dëshmorit të kombit Zenel Mziu, me rastin e 20-vjetorit të rënies heroike të tij.

Nën organizimin e shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së në nivelin qendror, në këtë akademi, përveç familjarëve kanë marrë pjesë një numër i madh i qytetarëve, bashkëluftëtarëve të dëshmorit Mziu, deputetë të Kuvendit të Kosovës, ushtarak të lartë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, zyrtarë të lartë të Qeverisë së Kosovës, etj.

Në emër të Komunës së Skenderajt ka folur Ramiz Shala, drejtor për Kulturë, Rini dhe Sport, i cili ka lartësuar veprën dhe sakrificën e dëshmorit Zenel Mziu.

Vëllai i dëshmorit, Besim Mziu, ka theksuar se pa gjakun e dëshmorëve të Kosovës nuk do ekzistonte ndoshta as jeta jonë dhe as fjala e lirë shqipe.

“Ne se bashku me ju do t’i kujtojmë gjithmonë heronjtë dhe dëshmorët e rënë dhe do t’i ruajmë kujtimet e mira për ta”, është shprehur mes tjerash vëllai i dëshmorit të kombit, Mziu.

Familja e dëshmorit Mziu ka pranuar edhe Urdhrin “Hero i Kosovës” nga presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

/Epoka e re/

Image may contain: 1 personImage may contain: 7 people, people sitting and indoorImage may contain: 12 people, people sitting and indoorImage may contain: 1 person, crowd and indoorImage may contain: 23 people, people standing and crowdImage may contain: 4 people, people standingImage may contain: 2 people, people standing

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reprezentuesi i Kosovës në futboll, Valon Berisha ka pësuar një…