Përkujtohet Epopeja e Çabratit

07 maj 2021 | 15:22

“Epopeja e Çabratit është ngjarje e shënuar në historinë e luftës së fundit në Kosovë për faktin që është beteja e vetme e zhvilluar në qytet. Brigada ‘Gjakova 137’ e përfaqësuar me luftëtarët e saj ishte e vetmja që i bëri ballë për ta çuar deri në fund përballjen me armikun”, ka thënë kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini.

Ai ka thënë se sot përkujtojnë ata që ranë heroikisht më 7, 8 dhe 9 maj 1999. “Bashkë me kujtimin për ta, të mos harrojmë idealin e tyre. Të kujdesemi që të jetësojmë porositë e tyre për një Kosovë të sigurtë dhe me një të ardhme të ndritur. Djemtë dhe vajzat tona do t’i kujtojmë përgjithmonë”, ka thënë Gjini.

Ndërkaq kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se në Çabrat u mbrojt u mbrojt Kosova. “Beteja urbane e Brigadës 137 “Gjakova” është unike në historinë çlirimtare të Kosovës. Bijtë e bijat e Gjakovës ishin shembulli më i mirë i luftëtarëve të lirisë, që nga mobilizimi i tyre në ditët e para të luftës për liri, e deri tek formimi i Brigadës dhe dita e fitores”, është shprehur ai.

May be an image of one or more people and outdoors

Haradinaj ka theksuar se makina vrastare e Serbisë, në vazhdimësi të realizimit të politikës së gjenocidit kundër shqiptarëve, atë ditë nuk kurseu civilët e paarmatosur te Ura e Taliqit.

“Kujtojmë me respekt njëzet e gjashtë jetët e sakrifikuara për liri. Po të njëjtën ditë, trembëdhjetë shqiptarë u ekzekutuan edhe në Ozdrim të Pejës, fshat që u mobilizua që nga fillet e luftës për liri. Përgjithmonë krenarë që kisha në krah bashkëluftëtarë si heronjtë gjakovarë që i kujtojmë sot. Përgjithmonë krenarë me heroizmin dhe mirënjohës për sakrificën e popullit tonë për liri”, ka thënë Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar…