Përmirësohet situata pas helmimit në Deçan

18 korrik 2021 | 13:04

Numri i të personave të helmuar në Deçan është duke shënuar rënie. Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Deçan, Selmon Berisha, ka bërë me dije se situata e krijuar nga helmimi me ujë është duke shkruar drejt përmirësimit.

Ai ka treguar se në 24 orët e fundit vetëm 74 persona kanë marrë terapi.

Berisha ka theksuar edhe se personat që kanë simptoma më gjatë nuk duhet shqetësohen sepse një gjë e tillë është e rikuperueshme.

“Lirisht mund të them se gjendja është në përmirësim e sipër. Numri i pacientëve është në rënie që na jep me kuptuar në aspektin klinik që jemi në bishtin e epidemisë si quhet në gjuhën e mjekësisë. Do me thënë në 24 orët e fundi i kemi vetëm 74 të cilët janë duke marrë terapi me simptomatologji që kishin deri më tani. Kjo është normale dhe ne presim që në tre-katër ditët e ardhshme pjesa dërmuese e pacientëve të ndalet. Mirëpo mbesin një numër i konsideruar i pacientëve tek të cilët është shkaktuar ndoshta një infeksion më i rëndë. Por pacientëve të cilëve iu zgjat pak më tepër nuk duhet të shqetësohen për shkak se kjo është e rikuperueshme. Këshilloj pacientët e Deçanit që atyre që iu zgjat më shumë mos të shqetësohen sepse varet prej nivelit të infeksionit”,ka thënë Berisha për “Ksp”.

Ndërsa vetëm gjatë kësaj të diele janë 67 persona që kanë kërkuar ndihmë në QKMF-në e Deçanit.

“Pacientët që kanë marrë ndihmë sot është 67, mund të ketë edhe ndonjë numër që është trajtuar në Mjekësi Familjare dhe Pediatri por është e pritshme dhe ne po presim që në këtë formë të bie edhe numri i pacientëve”, ka thënë ai.

Dyshimet e para çojnë se i gjithë helmimi ndodhi nga uji i pijes i cili vinte nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini”, për çka tashmë Komuna e Deçanit ka marrë vendim që “Hidrodrini” nuk do ta këtë nën menaxhim komunën me të cilën ai udhëheqë.

Mirëpo nga “Hidrodrini” kanë insistuar se nuk ka tregues që uji i pijshëm është shkaktari i helmimit të qytetarëve.

Megjithëkëtë, i pari i QKMF-së ka potencuar edhe njëherë se analizat për atë se si ndodhi helmimi i qytetarëve të Deçanit janë duke u bërë në vazhdimësi e mostrat e ujit po merren jo vetëm në pikat ku ka dyshimet por në gjithë komunën.

Më 11 korrik në Deçan janë raportuar rastet e para të dyshimeve të helmimit të banorëve atje, numër ku që kaloi mbi 1 500 persona të helmuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mëngjesin e së enjtes, më 15 korrik, Sharka Valentia nga…