Përparim Avdili rizgjidhet deputet në Parlamentin e Cyrihut

13 shkurt 2022 | 22:22

Përparim Avdili ka arritur të siguroj sërish ulëse në Asamblenë e Cyrihut.

Avdili ka garuar për Partinë Liberale të Zvicrës (FDP) ku edhe ka arritur rezultate shumë të mira, duke fituar ulësen e deputetit të zonës.

Ai përmes një shënimi në “Facebook”, ka njoftuar rizgjedhjen në këtë pozitë.

“Miq, jam rizgjedhur me rezultatin me të mire në listën e FDP-së në rrethin 9. Faleminderit të gjithëve, përzemërsisht!!”, ka shkruar ai.

Ai ka arritur që të mobilizojë votën e komunitetit shqiptarë në zonën ku ka garuar.

Avdili që është punonjës banke, prioritet në mandatin e tij do të ketë zhvillimin ekonomik në mënyrë liberale.

Ai ka thënë se të gjithëve në Zvicër duhet t’iu jepet mundësia për t’u zhvilluar profesionalisht.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesit e Kosovës po merr pjesë në Stamboll në garën…