Përparim Rama i LDK-së i ikë përgjigjes për ndërtimet afër Badocit

13 tetor 2021 | 21:09

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e LDK-së Përparim Rama kur u pyet nëse do të lejohen ndërtimet në zonat e gjelbërta tha se duhet të mos ketë ndërtim në ato zona ku mbrohen me ligj.

Në debatin te Jeta Xharra që po transmetohet në RTV të Dukagjinit, ndërkaq sa i përket ndërtimeve afër liqenit të Badocit, Rama tha se ajo zonë nuk është nën juridiksionin e komunës së Prishtinës, por e Graçanicës duke mos u përgjigjur nëse do të ketë ndërtime në atë zonë.

Drama ishte pjesëmarrës në një projekt ndërtimi që kishte pasur të ndërtohet afër liqenit të Badocit, por që ishte ndaluar nga ministri i Infrastrukturës që në atë kohë ishte Lumir Abdixhiku, tashmë kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, kandidat i së cilës është edhe Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryetar të Prishtinës Uran Ismaili në debatin te…