Përparim Rama lajmërohet nga Londra, ka një premtim për qytetarët

28 nëntor 2021 | 23:54

Kryetari i zgjedhur i Prishtinës, Përparim Rama ka uruar për festën e 28 nëntorit.

Rama përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ndodhet në Londër për një kohë të shkurtër, dhe që së shpejti do të kthehem për ta transformuar Prishtinën.

“Jam zgjedhur me një program për ta transformuar Prishtinën për ta bërë kryeqytet unik në botë, do të punoj për Prishtinën, për të gjithë”, ka thënë Rama.

Ndryshe, Rama ka dalë fitues në balotazhin e 14 nëntorit, kundër Arben Vitisë së LVV-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me ftesë të Ambasadorit të Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi,…