Përquku, MVP e javës në Superligë

22 nëntor 2022 | 16:42

Bashkimi ka shënuar fitore ndaj Penzës në udhëtim, duke vazhduar pa humbje në elitën e basketbollit te femrat.

Basketbollistja më e dalluar në parket ishte Arbnore Përquku me dyshifror të trefishtë, 14 pikë, 12 kërcime dhe dhjetë asistime. Përquku zgjidhet MVP e kësaj jave, ndërsa nuk është hera e parë që shpallet më e mira e javës. Ajo u ndihmua nga Taliyah Hopkins me 22 pikë dhe shtatë kërcime.

United Basketball regjistroi fitore shumë të vlefshme ndaj Trepçës, ndërsa sërish më e mira ishte amerikania Ireyon Keith me 19 pikë, tetë kërcime dhe katër asistime. Prishtina shënoi fitore të pritur dhe bindëse ndaj Vëllaznimit, ku u dalluan dyshja vendore Besjana Martinaj dhe Zërina Shatri. Martinaj e mbylli ndeshjen me 25 pikë, një kërcim dhe pesë asistime, kurse Shatri me dhjetë pikë, 16 kërcime dhe një asistim.

Top pesëshja

Arbnore Përquku (Bashkimi) 14 pikë, 12 kërcime, 10 asistime
Taliyah Hopkins (Bashkimi) 22 pikë, 7 kërcime
Ireyon Keith (United Basketball) 19 pikë, 8 kërcime, 4 asistime
Besjana Martinaj (Prishtina) 25 pikë, 1 kërcim, 5 asistime
Zërina Shatri (Prishtina) 10 pikë, 16 kërcime, 1 asistim

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lionel Messi, pas ndeshjes që Argjentina e humbi nga Arabia…