Persona të maskuar vrasin biznesmenin nga Shkupi në Greqi

15 korrik 2023 | 10:58

Një sulm me armë zjarri ku mbeti i vrarë një 39-vjeçar dhe një 45-vjeçar u plagos rëndë, ka ndodhur orët e para të së shtunës në Greqi, përkatësisht Hanioti të Halkidikit.

Sipas informacioneve të para, ngjarja tronditëse ka ndodhur rreth orës 03:30, kur dy sulmues me fytyrë të mbuluara , kanë arritur në banesën e marrë me qira nga viktimat nga Shkupi në një resort të njohur të Haniotis dhe kanë hapur zjarr ndaj tyre, shkruajn mediat greke, transmeton IndeksOnline.

Sipas të njëjtave burime, dy autorët dyshohet se kanë qenë me motor.

Nga të shtënat mbeti i vrarë 39-vjeçari Bagraini Orhain , i cili është biznesmen i kazinosë dhe tregtisë së pijeve alkoolike në Shkup,  ndërsa i plagosur është një 45-vjeçari, Sead Slezovikg i cili po trajtohet në spitalin e Polygyros.

Burimet thonë se tre muaj më parë u vra edhe një shok i viktimës.

Rasti është duke u hetuar nga policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ka dalë me një njoftim për…