
Personazhe të famshme e qytetarë të shumtë në përkrahje të Adriana Matoshit
30 nëntor
13:21
Për nder të aktores Adriana Matoshi e cila përsëri u diagnostikua sërish me tumor në tru, u organizua sot ecja në sheshet e kryeqytetit.
Numër i madh i qytetarëve, kolegë e familjarë kanë ecur nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri te “Teatri Kombëtar”.
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se janë bërë bashkë për një grua të fuqishme, siç është Ardiana Matoshi.
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, aktorja Adriana Matoshi, ka njoftuar në rrjetin social “Facebook” se pas nëntë vjetëve, i është rikthyer tumori në kokë.
Në dedikimin e saj, ajo bëri me dije se pas rishfaqjes së këtij problemi shëndetësor, të mërkurën pritet të ketë ndërhyrjet e para për trajtim.