Përurohen hapësirat e rinovuara të Laboratorit në Spitalin e Prizrenit
Dr. Narqize Arënliu Hoxhaj, zëvendësdrejtoreshë e përgjithshme e SHSKUK-së, dr. Hasan Arzoallxhiu, zv/drejtor i Spitalit të Prizrenit, Osman Hajdari, drejtor i Administratës dhe Shërbimeve të Përbashkëta, Fevzi Xhemali, drejtor i Infermierisë dhe dr. Shpresa Elshani, shefe e Laboratorit, kanë përuruar hapësirat e rinovuara të Laboratorit në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa”, në Prizren
Dr. Narqize Arënliu Hoxhaj, Zv/drejtoreshë e përgjithshme e SHSKUK-së, para medieve ka premtuar angazhimin për investime në të gjitha njësitë përbërëse të SHSKUK-së me qëllim të përmirësimit ambientit dhe kushteve të punës dhe ngritjen e cilësisë së shërbimeve për pacientët
Me hapësirat e rinovuara të laboratorit janë krijuar kushtet shumë më të mira për punë për stafin e laboratorit si dhe ngritjen e cilësisë në ofrimin e shërbimeve për pacientë.
Renovimi i hapësirave të laboratorit është projekti i parë i nisur qysh në ditët e para të marrjes së detyrës së drejtoreshës së Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit, më 28 qershor të vitit 2022.