Përurohet Ambulanca e Mjekësisë Familjare në Dobratin të Podujevës

16 shtator 2021 | 12:44

Sot është bërë përurimi i Ambulancës së Mjekësisë Familjare në Dobratin të Podujevës.

Në ceremoninë solemne të hapjes së ambulantes së re në këtë fshat, ishte i pranishëm edhe kryetari i komunës, Shpejtim Bulliqi bashkë me drejtorin e Shëndetësisë, Driton Veliu, stafin menaxherial të QKMF-së dhe banorë të kësaj zone.

Bulliqi me këtë rast ka thënë se në vazhdën e investimeve në infrastrukturën shëndetësore, sot kanë përuruar ambulanten e re në fshatin Dobratin, e cila do të ofrojë mundësi që qytetarët e kësaj ane të marrin shërbimet shëndetësore primare.

“Prioriteti ynë mbetet përmirësimi i kushteve dhe ofrimit të shërbimeve shëndetësore për qytetarët e komunës sonë”, ka thënë Bulliqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PDK-së, Memli Krasnqi, ka treguar se me përfaqësuesin…