Krasniqi pas takimit me Lajçakun: Dialogu me Serbinë duhet të ketë epilog  

16 shtator 2021 | 12:35

Kryetari i PDK-së, Memli Krasnqi, ka treguar se me përfaqësuesin e BE-së për dialogun, Mirsolav Lajçak, ka biseduar për zhvillimet e fundit në vend dhe procesin e dialogut me Serbinë.

Ai ka thënë se për PDK-në është e rëndësishme që dialogu të ketë epilog.

“Për ne është e rëndësishme që dialogu të ketë epilogun e vet dhe kërkesa jonë është që të përfundojë sa më shpejt që është e mundur dhe që përfundimi i tij të ketë njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë, pa cenuar asnjë nga elementet dhe themelet e Kushtetutës të Republikës të Kosovës”, ka thënë ai, pas takimit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I deleguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka…