Tahiri shkruan për takimin me Lajçakun: Dialogu nuk ka alternativë

16 shtator 2021 | 12:34

I deleguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka takuar sot shefat e grupeve parlamentare.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka shkruar në llogarinëe e vet në “Facebook” për ketë takim.

“Në takim me Miroslav Lajçak, të deleguarin e BE-së për dialogun, në cilësinë e Shefit të Grupit Parlamentar të AAK-së, prezantova disa qëndrime. Fillimisht theksova se njohja reciproke është i vetmi rezultat që i duhet Kosovës nga ky dialog. Njohja nënkupton edhe paqe edhe integrim evropian”.

“Dialogu nuk ka alternativë sikurse, që nuk ka kuptim stërzgjatja e procesit pa rezultate të qarta që çojnë drejt njohjes. Futja e dialogut, në tema sikurse ajo e arkivave të UÇK-së është gabim. Kërkova që për këtë temë të ketë sqarim të saktë dhe mos të lejohet manipulim në diskurs publik”, ka shkruar Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka…