Përurohet fillimi i punimeve për projektin e furnizimit me ujë në gjashtë fshatra të Kamenicës

14 mars 2019 | 16:24

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, bashkë me ministrin e Financave, Bedri Hamza, kanë bërë përurimin e punimeve për furnizimin me ujë në fshatrat Hodonoc, Roganë, Novosellë, Muqivërc, Dajkoc dhe Shipashnicë të Poshtme.

Projekti për furnizimin me ujë përfshinë puset, stacionin e pompimit (pompat që dërgojnë ujin në rezervuar dhe trafon), rezervuarin me vëllim V= 1000 m3 dhe rrjetin shpërndarës në këto fshatra rreth 35 kilometra.

Kryetari Kastrati ka thënë se ky projekt është shumë i rëndësishëm për 25 për qind të banorëve të Kamenicës dhe se i është mirënjohës ministrit Hamza për përkrahjen e vazhdueshme.

Ky projekt është mbështetur financiarisht nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim (SDC), Qeveria e Kosovës – Ministria e Financave dhe Komuna, projekt ky i cili ka vlerën prej 883.056.00 euro.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasada e Turqisë në Prishtinë, përmes një njoftimi për medie,…