Përurohet libri i Bardhyl Mahmutit “Eskadronët e vdekjes” (foto)

16 maj 2022 | 12:42

Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës në Prishtinë është përuruar sot libri i Bardhyl Mahmutit “Eskadronët e vdekjes”.

Në këtë promovim kanë marrë pjesë personalitete nga jeta akademike dhe politike, shkruan “Epoka e re”.

Libri i Bardhyl Mahmutit “Eskadronët e vdekjes” u vlerësua lart nga folësit e këtij libri, Agim Vinca, Adem Gashi, Adnan Asllani dhe Majlinda Sinani.

Autori i librit Bardhyl Mahmuti ka thënë se sot lufta jonë është në Hagë.

Ai ka theksuar se kjo plagë e hapur duhet të mbyllet, dhe të denohet Serbia për gjenocidin e bërë ndaj popullit të Kosovës.

Ky libër përbëhet nga nëntë kapituj.

Bardhyl Mahmuti sjell dëshmi të reja për gjenocidin e Serbisë në Kosovë

 

Në këtë libër nuk flet autori por personazhi, pra ky libër ka plotë rrëfime të ndryshme.

Libri “Ekstradonët e vdekjes” është provë e detajuar dhe e drejtpërdrejt e krimeve shtetërore serbe ndaj shqiptarëve në përgjithësi, dhe ndaj intelektualëve serbë, që e ngritën zërin kundër gjenocidit në Kosovë.

Një prezantim i tillë, në prani të autorit, do të mbahet edhe në Shkup, ditën e mërkurë, më 18 maj 2022, në orën 11:00, në mjediset e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, salla “W. Wilson”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Punimet në stadiumin e futbollit “Adem Jashari” në Mitrovicë vazhdojnë…