Përurohet libri “Në dallgët e jetës”, nga autori i ndjerë Asdren Krasniqi

30 mars 2022 | 09:30

Kujtimet, shkrimet e letrat e lëna pas nga profesori i Vushtrrisë, Asdren Elez Krasniqi, u përuruan të martën në vëllimin poetik “Në dallgët e jetës”.

Në këtë ngjarje, veç familjarëve e dashamirëve të librit, morën pjesë edhe deputetë të Kuvendit të Kosovës si dhe kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi.

Ish-profesori i gjuhës gjermane, Asdren Krasniqi, ndërroi jetë më 29 mars të vitit 2021. E pikërisht në një vjetorin e vdekjes, edhe iu përuruan shkrimet e tij.

Me këtë rast, redaktori i veprës, Mentor Hajrizi, tha se “botimi postum “Në dallgët e jetës”, i poetit Asdren E. Krasniqi, është një vepër poetike. Poeti lirik dhe i pazbuluar, në të gjallë të tij, në vargun e viteve, solli dhe la në dorëshkrim një krijim letrar të rrallë.

Në këtë vepër, poeti vushtrrias, nëpërmes figurave poetike, mishëron gjendjen shpirtërore, mendimet dhe ndjenjat që i shfaqen nën ndikimin e jetës shoqërore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas një ulje para pak ditësh, sërish është rritur çmimi…