Përurohet objekti i ri i shkollës në Uçë të Istogut

01 shkurt 2023 | 13:38

Nxënësit e shkollës “Tre dëshmorët e shkollës shqipe” në fshatin Uçë të Istogut do të mësojnë në objektin e ri, i cili është investim i Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

Në ceremoninë e përurimit, në emër të ministres Arbërie Nagavci, shefja e Kabinetit Bora Shpuza, uroi nxënënsit, mësimdhënësit, prindërit dhe gjithë komunitetin për objektin e ri të shkollës, e cila sot shënonte edhe ditën e shkollës, që është data e rënies së dëshmorëve Muharrem Hysenaj, Hasan Hysenaj dhe Bajram Hoxhaj, vepra e të cilëve është jetësuar në emrin e shkollës.

Duke folur për veprën e këtyre dëshmorëve që dhanë jetën për të drejtën e fëmijëve në shkollim dhe arsim, Shpuza tha se emri i shkollës është nderi më i madh që i bëhet kujtimit të tyre dhe kjo shkollë e re për fëmijet e Uçës është institucion i merituar në këtë vend që i dha kaq shumë lirisë.

May be an image of outdoors and tree

Ndërsa, sa i përket kontributit në arsimimin e shumë gjeneratave, ajo theksoi faktin se kjo shkollë, sot ka shënuar 81 vjetorin e themelimit, pra është një prej shkollave të para shqipe në Kosovë, e ngritur që nga viti 1942.

Për ndërtimin e objektit të ri të shkollës “Tre dëshmorët e shkollës shqipe”, MAShTI ka investuar rreth 712 mijë euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra kosovare Bashkimi nuk kishte udhëtuar të martën për ta…