Bashkimi humb ndeshjen me rezultat zyrtar në BIBL

01 shkurt 2023 | 13:37

Skuadra kosovare Bashkimi nuk kishte udhëtuar të martën për ta zhvilluar ndeshjen ndaj skuadrës malazeze Milenijumit për shkak gjendjes së rënduar në ekip si pasojë e gripit që ka kapluar disa lojtarë.

Kjo ka bërë që Bordi I Ligës BIBL ta regjistroi ndeshjen me rezultat zyrtar në favor të skuadrës malazese. Kështu KB Bashkimi edhe zyrtarisht e ka humbur ndeshjen me rezultat 20:0.

Krahas humbjes me rezultatin zyrtar, Bashkimit i është dhënë pika e humbësit për shkak të përpjekjeve maksimale për udhëtim, por që në fund nuk u realizua.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kohën kur ka mbetur edhe pak kohë para shpalljes…