Përurohet salla për zhvillimin e procedurave rekrutuese për nëpunësit civilë

22 shtator 2020 | 11:51

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, sot ka bërë përurimin e sallës për zhvillimin e procedurave rekrutuese për nëpunësit civilë.

Gjatë kësaj ceremonie, ministri Veliu ka theksuar se krahas përgatitjeve të nevojshme për aktet nënligjore dhe teknike për menaxhimin e burimeve njerëzore të institucioneve të administratës publike, janë bërë edhe përgatitjet për fillimin e zbatimit në praktikë të Ligjit për Zyrtarët Publikë.

Me këtë rast, Ministria e Punëve të Brendshme ka krijuar sistemin i cili do të shërbejë edhe si portal pune, i emëruar “Konkursi”, të cilin do ta përdorin të gjitha institucionet publike.

Ndërsa, për lëvizje paralele brenda kategorisë dhe ngritjes në detyrë, ka krijuar edhe Qendrën Testuese/sallën për zhvillimin e procedurave rekrutuese, e cila mund të përdoret edhe nga institucionet tjera derisa ato të krijojnë kushte infrastrukturore për menaxhim dhe zhvillim të këtyre procedurave.

(M.Q / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe çmimet Emmy, në edicionin e tyre të 72 iu…