Pesë lojtarë të Gjilanit rezultojnë pozitivë me Covid-19

11 gusht 2020 | 18:39

Rastet me koronavirus vazhdojnë të jenë çështje te skuadrat e Kosovës.

Pas anulimit të ndeshjes së Dritës me Linfield shkaku i rasteve me Covid-19 te skuadra kosovare, është tani skuadra e Gjilanit, që po ballafaqohet me të njëjtin problem.

Te Gjilani, pesë futbollistë kanë rezultuar pozitivë, para ndeshjes kualifikuese për Ligën e Evropës. Ndeshja e Gjilanit kundër Tre Pennes të San Marinos luhet më 20 gusht. Mbetet të shihet se çfarë do të ndodh në testet që UEFA i zhvillon para ndeshjeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe klubi i inkuadruar për herë të parë në Superligë,…