Pesë prokurorë të rinj për Prokurorinë Speciale

24 korrik 2018 | 16:56

Mesi i muajit gusht pritet ta gjejë Prokurorinë Speciale me pesë prokurorë të rinj. Në këtë formë po synohet të rritet efikasiteti i kësaj prokurorie në trajtimin e rasteve të terrorizimit, krimit të organizuar dhe krimeve të luftës.

Këto janë pritjet e kryeprokurorit Aleksandër Lumezi, ministrit të Drejtësisë Abelard Tahiri dhe kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Reshat Millaku, të cilat janë paraqitur gjatë një takimi të përbashkët të tyre.

Në këtë takim është biseduar për forcimin e institucioneve të drejtësisë, meqë mandati i EULEX-it tashmë ka përfunduar.

Po ashtu është biseduar edhe për rritjen e numrit të prokurorëve, e që tashmë dihet se Këshilli Prokurorial i Kosovës ka hap konkursin për avancimin e pesë prokurorëve për Prokurorinë Speciale.

Kryeprokurori Lumezi, ka thënë se në kuadër të Departamentit për krime të luftës vetëm gjatë vitit të kaluar kanë qenë 23 raste që janë trajtuar nga Prokuroria Speciale.

Ndërsa, ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka thënë se sfidë mbesin lëndët e dorëzuara nga EULEX-i në Prokurorinë Speciale, e që sipas tij është numër i madh i tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shumë yje të futbollit nuk kanë pasur fatin të luajnë…