Pesë sekonda pasi u lansua, raketa japoneze shpërthen në ajër

13 mars 2024 | 08:55

Kairos, një raketë e vogël e prodhuar nga japonezët e Space One, ka shpërthyer pak sekonda pasi u lansuar dje, shkruan “Reuters”.

Me këtë veprim ishte tentuar të jetë kompania e parë private japoneze që dërgon satelitë në orbitë, transmeton “Telegrafi”.

Lansimi për Space One dhe industrinë e raketave në Japoni, vjennë kohën ndërsa qeveria dhe investitorët po rritin mbështetjen për sektorin në mes të rritjes së sigurisë kombëtare dhe rritjes së kërkesës për satelitë komercialë.

Raketa 18 metërshe shpërtheu pesë sekonda pasi ishte lansuar,  duke bërë që të ngritet një re e madhe tymi – e fragmentet e raketës u shpërndanë në pothuajse të gjitha anët në gadishullin Kii në pjesën perëndimore të Japonisë.

“Raketa e ndërpreu fluturimin pasi ‘gjykoi’ se arritja e misionit të saj do të ishte e vështirë”, tha presidenti i kompanisë Masakazu Toyoda.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qytetarëve që ua paguan rrymën konsumatorëve në veri të Kosovës…