Peticion i bukëpjekësve drejtuar Qeverisë për mbështetje

27 dhjetor 2018 | 16:29

Problemet e furrave të bukës, shitja e produkteve nën kosto të ulët, ulja e çmimit të energjisë elektrike prej 50 për qind, kamata prej 5 për qind për para të imëta nga bankat komerciale, të rritet kontrolli i kualitetit të bukës, të luftohet tregu joformal, ku bëhet prodhimi i produkteve pa licenca, të krijohet një rregullator për përcaktimin e çmimit të bukës, mungesa e punëtorëve profesional dhe peticioni i organizuar, ishin temat e konferencës së organizuar nga Oda e Afarizmit të Kosovës me bizneset e këtij sektori.

OAK-ua pas konsultimeve me këtë sektor ka mbledhur deri më tani dhjetëra nënshkrime nga furrat duke bërë një peticion të cilin do ta dërgojnë në Qeveri, në Ministrinë e Financave, Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë dhe Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik.

Rreze Cana zyrtare në Odën e Afarizmit të Kosovës, prezantoi problemet e identifikuara dhe pikat të cilat kanë nxjerrë për zgjidhjen e këtyre problemeve që furrat po hasin gjatë punës së tyre dhe po iu shkaktohen dëme.

Cana theksoi se duhet të krijohet një rregullator për përcaktimin e çmimeve të produkteve esenciale, për shkak të rritjes së çmimit të miellit furrat janë detyruar ta rrisin çmimin e bukës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka mbajtur…