Petkoviq: Kurti i dha goditje fatale marrëveshjes së Brukselit

04 nëntor 16:32

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq, ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se i ka dhënë goditje fatale marrëveshjes së Brukselit dhe normalizimit të raporteve midis Prishtinës dhe Beogradit.

Kështu ka reaguar Petkoviq ndaj deklaratës për Asociacionin e komunave me shumicë serbe që kryeministri i Kosovës ka dhënë për gazetarët pas samitit të Procesit të Berlinit, që u mbajt më 3 nëntor.

“Me deklaratën e tij ai ka treguar se nuk është i interesuar në formimin e Asociacionit, por edhe për shkarkimin e drejtorit rajonal të policisë, Nenad Gjuriq, Kurti i dha goditje fatale marrëveshjes së Brukselit dhe bashkëpunimit për normalizimin e raporteve mes Beogradit dhe Prishtinës”, ka thënë Petkoviq gjatë një konference për medie sot.

Më 3 nëntor në Berlin, gjatë përgjigjes ndaj pyetjeve të gazetarëve për Asociacionin, Kurti ka thënë se në Kosovë nuk ka komuna serbe, por komuna të banuara me shumicë serbe.

Ai shtoi se marrëveshja për Asociacionin nuk e ka kaluar “testin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës”.

“Nuk ka komuna në baza etnike, por ka komuna ku një komunitet është shumicë. Këto janë dy gjëra të ndryshme”, ka deklaruar Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Marrëveshja e parë e Brukselit, të cilën Kosova dhe Serbia…