
‘Petrol Company’ dorëzon çelësat përfituesit të banesës, Xhevdet Ramajt nga Drenasi
Petrol Company për gjatë gjithë vitit zhvilloi lojën shpërblyese ku dhuroi qindra shpërblime për çdo muaj për klientët e saj.
Premia e gjithë kësaj loje ishte Banesë e premtuar për fundvit nga Petrol Company. Pikërisht në festat e fundvitit 48-të shpërblime u dhuruan për klientët e Petrol Company bashkë me preminë e kësaj loje që ishin çelësat e Banesës për fituesin Xhevdet Ramaj nga Drenasi.
Çëlësat u dhuruan nga Kryetari i Organizatës “Konsumatori” Z. Selatin Kaqaniku në prani të Pronarit të Petrol Company z. Shkelzen Jusaj.
Urime të ndryshme u drejtuan për pronarin dhe stafin punues të Petrol Company nga fituesi i banesës Xhevdet Ramaj, duke falenderuar për
korrektësinë që ka kjo kompani transparencën dhe humanizmin qe ka treguar.
Vlen të përmendet që për festat e fundvitit në Petrol Company, të gjithë klientët e anëtarësuar me Vip Card përfitojnë 8 CENT zbritje deri më datën 2 janar 2022.