Petrovci me gjuhë nënçmuese ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së: “Pa luftë, do të ishin mësuesa e badigarda”

25 mars 2024 | 23:32

“Pa luftë këta kurrkushi s’kishin qenë, mësuesa e badigarda”, është deklarata e fundit e aktorit kosovar Enver Petrovci për ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Teksa përdorë gjuhë nënçmuese ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ai thotë se ata erdhën rastësisht në shprehje, raporton Paparaci.

Por, kë e mendon teksa e thotë fjalën “badigard”?

Duket se Petrovci e ka në mendje kryetarin e partisë që dikur ishte pjesë e saj. Bëhet fjalë për Ramush Haradinajn, kryetarin e Alenacës për Ardhmërinë e Kosovës.

Haradinaj publikisht kishte treguar punët që kishte bërë përpara se të merrej me politikë.

Ai kishte treguar se vite më parë ka punuar në Zvicër si kopshtar, në ndërtim e madje edhe si roje, gjë për të cilën tash e “zë në gojë” Enver Petrovci.

“Në jetë çfarëdo që të jepet për të bërë, bëje sa më mirë, mos e moho. Nëse punon mirë mund të jetë edhe bazë për një tjetër. Unë kam jetuar në Zvicër për disa kohë dhe atje kam bërë në të njëjtën kohë shumë punë. Kam qenë roje, punoja në ndërtim, kopshtar. Në raste të tjera kam zbritur piano nga një shtëpi dhe e kemi çuar në një vend tjetër. Kam bërë punë të vështira gjithë kohën”, kishte thënë Haradinaj gjatë një interviste.

Petrovcin, para 11 vitesh, Haradinaj e kishte prezantuar si pjesë të AAK-së. Atë kohë, Petrovci ishte shprehur i nderuar që i është bashkuar subjektit, konceptit dhe për më shumë, vizionit dhe lidershipit të AAK-së dhe Haradinaj.

Teksa nënçmon ish-krerët e UÇK-së, Petrovci lartëson kryeministrin Albin Kurti.

“Unë menoj se Albini është ai që është, e nuk është mirë. Sepse Albini s’fulliratë hiç. Ky është ky që është. Kshtu mendoj, kështu mendoj. Ky është shumë i meçëm, jom i sigurt ma shumë ka lexu ky se sa krejt parlamenti bashkë. Ai nuk lexon tash se është bë Kryeministër. Ky ka lexu prej kur është dy vjeç e gjysmë. Nejse mos ta teproj. Kur i ka bë gjashtë vjeç. Këta tjertë i ka lind koha. Lufta i ka ba këta. Këta kurgjo s’kishin qenë, po mos të kishin qenë në luftë. Kishin qenë do mësuesa do badigarda. Kurgjo s’kishin qenë hiç. Kishin kalu afër nesh… në televizion s’kishin mujt me hi. Këta i ka bë koha. Albini u bë vetë”, ka thënë Petrovci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deklarata fyese e artistit, Enver Petrovci ka shkaktuar reagime të…