Pezullime dhe gjoba për protagonistët e sherrit në ndeshjen Lakers-Houston

22 tetor 2018 | 15:21

NBA ka përdorur dorë të hekurt për 3 lojtarë, shkaktarë të një sherri masiv në ndeshjen e basketbollit mes Lakers dhe Houston Rockets, luajtur dy ditë më parë në “Staples Center” të Los Anxhelosit. Dy lojtarë të Lakers dhe një i Houston janë pezulluar me disa ndeshje dhe gjobitur.

Rajon Rondo i Lakers është pezulluar me 3 ndeshje si dhe do të paguajë një gjobë prej 186 mijë dollarësh, ndërsa shoku i tij i skuadrës Brandon Ingram është pezulluar me 4 ndeshje dhe gjobitur me 158 mijë dollarë. Nuk i ka shpëtuar dënimit edhe Chris Paul, i pezulluar 2 ndeshje (një e shleu, pasi nuk luajti sot ndaj Clippers) dhe 491 mijë dollarë, raporton “Telesport”.

Në mesin e periodës së katërt të ndeshjes Lakers-Houston (fituar 124-114 nga miqtë), Paul e Rondo u bënë protagonistë të një sherri, ku nuk munguan edhe grushtet. Në këtë sherr ndërhyri edhe Ingram e disa lojtarë të tjerë, duke bërë që ndeshja të ndërpritet për disa minuta dhe 3 basketbollistët të lënë lojën me teknike përjashtimi.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duka i Saseks 34 vjeç dhe bashkëshortja e tij, Meghan…