Pezullohet nga puna inspektori shëndetësor i dyshuar për keqpërdorim

22 nëntor 11:09

Ministria e Shëndetësisë (MSH) e Republikës së Kosovës, ka pezulluar nga puna inspektorin shëndetësor N.K. lidhur me dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Vendimin për pezullimin parandalues, MSH e ka marrë duke ju referuar inicimit të procedurës hetimore në organet e rendit lidhur me dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare, bazuar në kërkesën e udhëheqësit të drejtpërdrejt për marrjen e masës parandaluese duke u bazuar në nenin 67 të Ligjit nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës.

Po ashtu MSH ka ofruar bashkëpunim të plotë me të gjitha organet e rendit për të hetuar çdo rast që ngitet nga vet MSH-ja dhe kushdo tjetër lidhur me dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka nisur vazhdimi i seancës së jashtëzakonshme lidhur me politikën…