“Pfizer” mund të ruhet 1 muaj në frigorifer

18 maj 2021 | 12:15

Vaksina kundër koronavirusit e kompanisë “Pfizer”, mund të ruhet në temperaturë të frigoriferit më gjatë sesa është rekomanduar paraprakisht. Agjensia Evropiane e Ilaçeve ka thënë se sapo të shkrihen vaksinat kur janë të pahapura mund të mbahen nëpër frigoriferë deri në një muaj. Kufizimi aktual është vetëm pesë ditë.

Kjo rritje e fleksibilitetit pritet të ketë ndikim të madh në rritje të shkallës së vaksinimit në Bashkimin Evropian. Nevoja për transport dhe mbajtje në temperatura tejet të ulëta ka qenë një nga mangësitë e mëdha të vaksinës së kompanisë “Pfizer”. Kërkesat specifike për ruajtje të kësaj vaksine e kanë bërë më të vështirë dhënien e tyre në disa vende të botës.

Në muajin Shkurt, Shtetet e Bashkuara kanë miratuar transportimin e vaksinës së kompanisë Pfizer në temperaturë prej -15 deri në -25 gradë Celsius për gati dy javë, ndryshe nga -80 deri në -60 gradë Celsius sa kërkohet zakonisht.

Më herët gjatë këtij muaji, Kanadaja ka autorizuar dhënien e vaksinës së kompanisë Pfizer edhe për fëmijët e moshës 12-15 vjeç, duke u kthyer në shtetin e parë që ka dhëne aprovimin për këtë kategori.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E ngarkuara me punë e Kosovës në Izrael, Ines Demiri…