Piloti i Ferrarit: Për herë të parë kam hyrë në Maranello nga dera e pasme

12 gusht 2022 | 16:38

Hera e parë nuk harrohet kurrë. Nëse monogasku Charles Leclerc ka mbërritur për herë të parë në Maranello (fabrikën e Ferrari) në moshën 12-vjeçare, piloti tjetër i makinës italiane, spanjolli Carlos Sainz, ka pasur një tjetër aventurë.

Në vitet 2019 e 2020 ai garoi me McLaren dhe, siç tregon vetë spanjolli, kur u paraqit në dyert e Maranellos, ai ishte ende nën kontratë me makinën britanike. Për pasojë, në bazë të rregullave të Formulës 1, ai nuk mund të shkonte në një skuadër tjetër deri më 1 janar.

“Hera e parë që shkova te Ferrari ishte një mision sekret. Duhej të prisja që të skadonte kontrata ime me ekipin e mëparshëm. Në fund, vendosëm që të hyja nga dera e pasme e Maranellos”, ka thënë Sainz, që ka një kontratë me “kokëkuqen” deri në vitin 204.

“Ndonjëherë, kur ndihem i lodhur apo me humor të keq, pa e kuptuar përse, i them gjithnjë vetes që jam një pilot i Ferrarit. Kalimi te kjo skuadër më bëri të jem më i famshëm, të kem më shumë sponsorë etj”, ka deklaruar Sainz.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kancelari gjerman, Gerhard Schroeder, ka paditur parlamentin gjerman në një…