Pioli para ndeshjes me Romën: Ardhja e Lukakut nuk na tremb

31 gusht 2023 | 15:39

AC Milan të premten ka një përballje mjaft delikate në transfertë, ku do të ndeshet me Romën e Jose Mourinhos.

“Verdhekuqtë” kanë arritur të bëjnë një goditje të madhe në merkato, duke firmosur me Lukakun mirëpo për trajnerin e kuqezinjve, Stefano Pioli ky është një stimul.

“A e komplikon Lukaku ndeshjen e ndaj Romës në transfertë? Jo shumë për sa i përket ambientit, sepse janë shitur biletat në Romë gjithmonë. Por është bukur të luash në stadiume plot me këtë atmosferë. Ne punojmë për këto ndeshje, ardhja e Lukakut nuk na tremb, por na stimulon. Roma pa Dybalan dhe Lukakun? Me ose pa Dibalan dhe Lukaku, Roma është e fortë, e organizuar, shumë fizike, e rrezikshme, ata pësojnë pak, të fortë në grupe. Ne duhet të jemi të përgatitur”, ka thënë Pioli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se “ka shumë…