Pique: Nuk na pëlqen të jemi pas Realit, luftojmë deri në fund

06 korrik 2020 | 15:19

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique i gëzohet fitores dhe lojës së mirë kundër Villarealit. Mbrojtësi spanjoll kërkon që skuadra të paraqitet njëjtë edhe në ndeshjen kundër Espanyolit.

“Këto tri pikë ishin të rëndësishme për të vazhduar luftën. Loja, gjithashtu, ishte shenjë e identitetit tonë. Tani duhet të vazhdojmë në këtë linjë deri në fund të sezonit, duke filluar me ndeshjen tjetër, kundër Espanyol”, ka thënë Pique.

“Ekzistojnë disa faktorë, njëri lidhet me situatën e repartit ofensivë, që i ka lejuar sulmuesit të jenë më afër portës së rivalit. Po ashtu, Antoine ka qenë në gjendje të hyjë në lojë më shumë”. Në lidhje me situatën e La Liga-s, Pique ka pranuar se nuk i pëlqen që Barça të jetë pas Realit. “Nuk na pëlqen të jemi prapa Realit, por do të luftojmë deri në fund”. Sa i përket gjestit që bëri në fushë, kur goli i Messit u anulua nga VAR, ai e kufizoi veten, duke thënë: “Nuk e mbaj mend gjestin, në fushë je plot adrenalinë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bordi drejtues i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK)…