Pirlo: Bayerni dhe Reali janë shembull 

26 janar 2021 | 22:28

Andrea Pirlo kërkon të shmangë çdo surprizë të pakëndshme në Kupën e Italisë, edhe pse shorti e ka vendosur përballë një kundërshtari të lehtë si Spal. Skuadra ku aktivizohet edhe Etrit Berisha vjen nga Seria B, por në turin e kaluar eliminoi Sassuolon.

“Ka shumë të panjohura kur përballesh me një ekip të Seria B, nëse shohim kampionatet e huaja, Bayerni doli ndaj një ekipi të divizionit të dytë, ashtu si Real Madridi. Spal është një skuadër fantastike që pëlqen të luajë futboll, me tre mbrojtës apo me tre sulmues. Është një ekip i vështirë, teksa kanë luajtur shumë mirë deri tani. Duhet të japim maksimumin për të evituar ndonjë figurë të shëmuar.

Do të pushojë me siguri Bentancur, i cili ka luajtur të gjitha ndeshje me një dhimbje në këmbë. Duhet të merrnim 3 pikët ndaj nuk është thënë, kishte nevojë për pak ditë pushim. Do të pushojnë edhe disa futbollistë që luajtën të dielën. De Ligt dhe Demiral do ta nisin ndeshjen nga fillimi. Dua një ekip kompetitivë”, deklaroi Pirlo në konferencën për shtyp.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I pari i Nismës Socialdemokrate ka treguar edhe një herë…