Pirlo: Luajtëm dobët kundër Interit, për fitore ndaj Napolit

18 janar 2021 | 13:51

Juventusi është mposhtur nga Interi (2-0), kurse trajneri Andrea Pirlo është shprehur i zhgënjyer me paraqitjen e “Zonjës së Vjetër” dhe kërkoi nga ekipi të këndellet që në finalen e Superkupës ndaj Napolit.

“Kemi gabuar me qasjen tonë në ndeshje që nga fillimi, kur nuk keni uri për të fituar duele, është e vështirë. Humbje e hidhur për ne, nuk e prisnim. Por, të mërkurën kemi një finale, dhe në këtë ndeshje duhet të kemi dëshirën dhe urinë për të fituar, nuk mundemi të qasemi ndryshe”, ka thënë Pirlo.

“Unë jam përgjegjës për këtë çka ka ndodhur sot, për të gjitha çka ka bërë skuadra sonte dhe për mënyrën se si jemi përgatitur, i gjithi është faji im”, ka shtuar Pirlo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka shërbyer gjithsej 1,104,435…