Pirlo: Nuk dua të largohem nga Juve

20 maj 2021 | 11:42

Juventus është shpallur kampione e Kupës së Italisë, pasi ka mundur Atalantan me rezultat 2-1.

E ardhmja e Andrea Pirlo në stolin e Juventus është vënë në pikëpyetje disa herë brenda këtij sezoni.

Mirëpo, tekniku italian është shprehur se dëshiron të qëndrojë te “Zonja e Vjetër”.

“Unë dua të qëndrojë këtu, për këtë kam ardhur. E dashuroj futbollin, mirëpo edhe pse dëshiroj qëndrimin bordi duhet të vendosë mbi këtë”, ka thënë Pirlo për Rai Sport.

Eliminimi nga Porto ka qenë hera e parë kur tifozët dhe bordi kanë vënë në pikëpyetje qëndrimin e Pirlos në klub.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, e ka…