PITERPAN POLITIKA DHE NEGOCIATAT

30 prill 12:49

Shkruan: Hisen Berisha

Arroganca konsiderohet shpërfaqje e paaftësisë dhe frikës autike për tu përballë me përgjegjësi;

Sofizmi sindromatik savan i përcjellë me demagogji të tipit ligjërues dianoetik është refleksion i karakterit qyqar teknokratik recitalist;

Politikat izolacioniste janë dëshmi e frikës nga përgjegjësitë që sjellë pushteti në raportet e shtetit si subjekt i marrëdhënieve ndërkombëtare. Të tillët i konsideron mbyllja dhe dështimi.

Shmangia e dialogut parimor me synim përmbylljen e tij me marrëveshje finale gjithëpërfshirëse, e shpëton Serbinë nga presioni ndërkombëtarë ta njoh Kosovën.

Ky proces duhet zhvilluar mbi parimin “jo negociata, jo rifillim por përmbyllje e dialogut”.

E formuluar si  e tillë kjo platformë, asocion me platformën e lëvizjes anti çdo gjëje, që tashmë e kishte kaluar fazën e parë testuese në jetën publike, “Jo Negociata – Vetëvendosje” që fillimisht krijoi përshtypjen se u motivua nga qëndrimi i Presidentit Rugova se “Kosova nuk ka nevojë për UNMIK as EUMIK por për njohje formale të pavarësisë”.

Por, qëndrimet politike në vazhdimësi, qëndrimet e fundit  në Bruksel, ekipi i ekspertëve negociues  po ngjasojnë më shumë me tendencën e përligjjes së Deklaratës për autonomi të kuvendit të komunave me shumicë minoritare serbe, të mbajtur vite më parë, e që nuk përkon me implementim të Pakos Kushtetuese Ahtisari,  por rrënim të kësaj baze juridike ndërkombëtare që qëndron në themelet e Kosovës shtet i pavarur.

Vazhdimi duke mos qeverisur por vetëm duke gjykuar e akuzuar, do ta thelloj diskrepancën sinkronizuese të qeverisë me gjeostrategjinë amerikane në rajon dhe për Kosovën eksplicitivisht.

Kjo do ta qoj Kosovën drejtë qëndrimeve sanksionuese nga SHBA. Por dhe  izolim politik nga BE dhe mekanizmat financiare ndërkombëtare.

Shtyrja e bisedimeve, (tashmë të ndërtuara mbi parimet e përmbledhura në platformën e miratuar në Kuvendin e Kosovës në legjislaturën e para 2019), është projekt i stimuluar prej shteteve që se njohin Kosovën shtet të pavarur, e synojnë defunksionalizimin dhe zhbërjen e saj;

Hapi i parë është bërë tashmë, më kthimin e Kosovës në tavolinën e bisedimeve ku diskutohet integriteti territorial dhe sovraniteti politik, nga shtet i njohur nga SHBA në kufijtë ekzistues dhe i konfirmuar nga GJND e drejta në pavarësi.

Devijimi nga dokumenti i zotimeve në Washington, e vë SHBA në pozicion “stand by” për së paku dy vjet! Kjo do i hap rrugën rajonit të bie nën pushtetin e Soros politikave, do të bie nën influencimin evro aziatik, rus.

Virusi politik “non paper” që po bën xhiro nëpër kancelaritë e zhurmuesve që alternativë e shohin edhe lojën e rrezikshme me territorin brenda kufijve aktual të Kosovës, duket se po merr konotacion shqetësues. Kjo bëhet edhe më, nëse i referohemi lustrativisht ekipit të ekspertëve të “ekipit negociues qeveritar” për Kosovën.

Po t’iu referohemi angazhimeve të tyre që nga koha e iniciativave për shpëtimin e Jugosllavisë, bashkëjetesës brenda saj, deri te rekomandimet e takimit “Stanishiç dhe të tjerët” të Brezovices ’97, do të duhej të përbënte shqetësim dhe alarm për ata që njëherë e përherë i dolën zot me armë Kosovës, që të jenë gati prapë.

Kjo duhet të përbëj shqetësim dhe ti vëj në veprim edhe spektrin politik të partive që bënë dhe udhëhoqën historinë politike dhe atë të luftës në rrugëtimin historik të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në klinikat me Covid-19 të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës…