Pjaniqi refuzon ofertën e Genoas
23 dhjetor 2021
| 19:58
Miralem Pjaniq nuk u la kohë as të ëndërronin tifozët e Genovas.
Menjëherë pas thashethemeve për interesimin e Griffinit për ish-mesfushorin e Juventusit, menjëherë nga Turqia ka ardhur përgënjeshtrimi i të interesuarit.
“Te Beshiktashi jam mirë dhe i lumtur”, ka thënë për medie të Stambollit.
“Unë kam luajtur pak deri tani sepse kam qenë i lënduar për një kohë të gjatë, por tani jam kthyer dhe kam ndërmend të qëndroj këtu deri në fund të sezonit”, ka përfunduar mesfushori boshnjaku.



