Pjesa e parë: Kosova po fiton ndaj Islandës

20 shkurt 2020 | 20:00

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll është në epërsi të lehtë pas pjesës së parë të ndeshjes ndaj Islandës.

Kosova e Islanda po luajnë në Prishtinë në hapje të raundit të parë të paraeliminatoreve për Botërorin e vitit 2023.

Pas 20 minutave lojë, Kosova udhëheq me shifrat 35:34. “Dardanët” kanë udhëhequr prej fillimit, ndërsa çereku i parë përfundoi me shifrat 22:13. Në çerekun e dytë islandezët janë afruar në vetëm një pikë, 35:34. Shawn Jones ka shënuar tetë pikë, ndërsa Erjon Kastrati shtatë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Roma nuk është duke kaluar një periudhë të mirë në…