Pjesëmarrës mbi 125 komuna shqiptare | Më 28 nëntor vjen në Tiranë “Parada e shqiptarëve”

12 nëntor 2023 | 20:34

Për herë të parë vjen në kryeqytetin shqiptar, “Parada e shqiptarëve”.

Aktiviteti do të organizohet më 28 Nëntor, nga Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me “Rrënjët Shqiptare”.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili i ftoi të gjithë të bashkohen në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Këtë 28 Nëntor ne, shqiptarët, festojmë 111-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Është një nga ato ditë kur dritaret e shtëpive tona skuqen nga flamujt kuqezi, kur zemra e çdo shqiptari rreh njësoj, dhe secili prej nesh ka dëshirë ta thotë me zë të lartë: “O sa mirë me qenë Shqiptar”! E ku ka më bukur se sa Ditën e Flamurit ta festojmë të gjithë bashkë, këtu, në Tiranë! Prandaj, këtë vit, kemi menduar të organizojmë diçka krejt të veçantë, që do ta mbajmë mend gjatë. Në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, m’u në zemër të kryeqendrës së shqiptarëve, vjen “Parada e Shqiptarëve” – një festë e paharruar për Ditën e Pavarësisë, plot ngjyra e hare, me pjesëmarrjen e shqiptarëve nga të gjitha qytetet shqipfolëse të rajonit, për t’u mbledhur së bashku në një paradë kushtuar historisë, trashëgimisë dhe kulturës sonë.

Parada e kthyer në traditë në New York, pas Tiranës, parashikohet të shkojë në Prishtinë, Shkup e Ulqin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Enver Duraku nga Krusha e Madhe ishte vetëm 20 vjeçar…