Pjesëtarët e FSK-së u japin ndihmën e parë të aksidentuarve

27 qershor 2018 | 11:09

Një ekip e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), përkatësisht të Njësisë Ndërlidhëse për Reagim në Kriza përgjatë rrugës Prishtinë – Ranillug, afër Ranillugut, dje ofruan ndihmën e parë në vendin e aksidentit dy personave civil të lënduar si pasojë e aksidentit rrugor, si dhe janë përkujdesur për të njëjtit derisa autoambulanca dhe personalie mjekësor i ka evakuuar për në spital.

Ekipi i FSK-së, ishte duke udhëtuar për në Komunën e Ranillugut ku FSK-ja rregullisht merr pjesë në takimet zyrtare për siguri në komunat e Kosovës.

Pjesëtarët e FSK-së janë të trajnuar për ofrimin e ndihmës së parë, edhe ndihmës së parë në vendngjarje, dhe shpesh kanë intervenuar dhe kanë shpëtuar jetë njerëzish, pra në raste aksidentesh etj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fati i Zvicrës së katër shqiptarëve Valon Behramit, Xherdan Shaqirit,…