Zvicra dhe Brazili presin të konfirmojnë kualifikimin

27 qershor 2018 | 11:08

Fati i Zvicrës së katër shqiptarëve Valon Behramit, Xherdan Shaqirit, Granit Xhakës dhe Blerim Xhemailit vendoset sot (e mërkurë), kur përballen me Kosta Rikën në “Nizhny Novgorod Stadium”.

Barazimi ndaj Brazilit dhe më pas fitorja e madhe ndaj Serbisë u ka dhënë shanse të mira zviceranëve për të ecur tutje në Kupën e Botës, por në ndeshjen e fundit të grupit i duhet një pikë për të siguruar një gjë të tillë.

Ndërsa ndeshja tjetër zhvillohet në mes të Serbisë dhe Brazilit, duke bërë që serbët të jenë afër edhe një humbje tjetër për faktin se Brazili ka ekip cilësor dhe synon vendin e parë në grup.

Grupi E

20:00 Serbia – Brazil
20:00 Zvicra – Kosta Rika

Tabela

  1. Brazili                             4 pikë
    2. Zvicra                         4
    3. Serbia                         3
    4. Kosta Rika                 0

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Demi Rose ka realizuar një tjetër set fotografik në Ibiza,…