Plagoset me thikë një person, arrestohen dy të dyshuar

03 dhjetor 2021 | 21:17

Një person është plagosur me thikë këtë mbrëmje në Prishtinë. Rasti ka ndodhur rreth orës 19:30 te nënkalimi. Viktima është dërguar për tretman mjekësor.

Ndërkohë, sipas policisë së Kosovës, janë arrestuar dy persona lidhur me këtë rast.

“Sot rreth orës 19 :30, kemi marrë informatën se në Prishtinë, (te nënkalimi te Santea), ka ndodhur një  përleshje fizike në mes të disa personave”.

“Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor”

“Lidhur me këtë rast janë arrestuar dy persona të dyshuar, ndërkohë që hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, tha zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klubi i futbollit kryeqytetas F.C “Prishtina”, ka ndërprerë kontratën me…