Plagoset një person me armë zjarri në Fushë Kosovë

12 janar 2022 | 15:12

Një person është plagosur me armë zjarri në rrugën “Shefki Kuleta” në Fushë Kosovë.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka deklaruar për medie se i plagosur është dërguar për trajtim mjekësor.

“Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast një person është plagosur, dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, ka deklaruar Ahmeti.

Ajo ka treguar se i dyshuari për këtë rast është identifikua dhe është në kërkim të policisë. “Lidhur me këtë rast janë shoqëruar në stacion policor tre persona, si dhe është identifikuar personi i dyshuar i cili është në kërkim nga ana e policisë.  Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për  sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, ka deklaruar ajo.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se në Kosovë janë…