Plani franko-gjerman do të thotë njohje e pavarësisë së Kosovës

09 nëntor 2023 | 08:35

Kryetari i Partisë Popullore, Vuk Jeremiq, ka vlerësuar se, pas vizitës së kryetares së Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, në Beograd, nuk ka më asnjë dyshim se plani franko-gjerman do të thotë njohje e pavarësisë së Kosovës.

Jeremiqi tha në televizionin Insajder se nuk ka më vend për dyshime të tilla dhe se von der Leyen “u tha në mënyrë eksplicite medieve në mes të Beogradit se ky është një plan për njohjen e pavarësisë së Kosovës”.

Ai vlerësoi se zgjedhjet janë shansi i fundit për ta ndryshuar kursin aktual politik sepse, siç tha ai, Serbia është në rrugë të realizimit të atij plani.

Sipas tij, Serbia nuk duhet t’i bashkohet konflikteve të fuqive të mëdha, por duhet të jetë ushtarakisht neutrale, si dhe të mos vendosë sanksione ndaj askujt, përveç atyre të miratuara nga KS i OKB-së.

Jeremiq e sheh futjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak si një kusht të rëndësishëm për ruajtjen e neutralitetit ushtarak.

Duke folur për programin ekonomik të Partisë Popullore, Jeremiq tha se partia mbështet kthimin e sovranitetit shtetëror në ekonomi përmes kontrollit më të fuqishëm të sektorit financiar nga shteti dhe krijimit të një banke shtetërore zhvillimore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompanitë serbe janë duke eksportuar mallra të dypërdorshme në Rusi,…