Po bënin fotografi me armë, arrestohen dy persona në Fushë Kosovë (Foto)

08 maj 2018 | 21:03

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona sot në Fushë Kosovë, të cilët u ndaluan nga policia derisa po bënin fotografi me revole gasi.

Në njoftimin e policisë thuhet se është sekuestruar arma dhe një karikator.

Ky është njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 15:00 pas një pune operative të kryer nga ana e policisë në lagjen “Kolonia” në Fushë Kosovë, patrulla policore ka ndaluar dy personat të dyshuar të cilët në momentin e ndaljes nga ana e policisë ishin duke bërë fotografi me një revole gasi.

Të dyshuarit janë arrestuar na ana e policisë dhe janë intervistuar lidhur me rastin si dhe është sekuestruar,

Një revole me gaz, e tipit “VALTRO”, kalibër. 9mm, si dhenjë karikator.

Policia konform rekomandimeve të marra nga prokurori i shtetit po vijon me ndërmarrjen e veprimeve të mëtejme.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Partisë Liberale të Serbisë Çedomir Jovanoviq të premten…