Po largohet edhe një deponi mbeturinash nga kryeqyteti
28 dhjetor 2022
| 10:42
Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë me dije se po largohet edhe një deponi mbeturinash nga kryeqyteti.
“Kemi mbyllur këtë zonë plotësisht të lënë pas dore deri më tash, për të mos lejuar hedhjen e mbeturinave më tutje”, ka shkruar Rama në “Facebook”.
Ai ka theksuar se po ashtu, janë duke shqyrtuar mundësinë për hapjen e një korsie të re që lidhet direkt me magjistralen Prishtinë – Fushë Kosovë.



