Po vazhdon mbajtja e debateve në Malishevë për projektbuxhetin

09 gusht 2019 | 15:46

Në kuadër të hartimit të projektbuxhetit 2020-2022 për komunën e Malishevës, Drejtoria për Buxhet dhe Financa, në bashkëpunim me Institutin Demokratik të Kosovës (KDI), kanë vazhduar me mbajtjen e takimeve në fshatra dhe vendbanime, me qëllim të njoftimit me prioritetet apo kërkesat e qytetarëve për investime në vitet në vijim.

Takimet janë mbajtur në fshatrat Vërmicë dhe Turjakë.

Sipas drejtorit të Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Valon Mazreku, në këto takime, paraprakisht, qytetarët njoftohen me qëllimin e takimit, ndërsa u sqarohet në vija të trasha edhe buxheti, me theks të veçantë për vitin 2020.

Sipas tij, qëllim i këtyre takimeve është që buxheti të hartohet duke u bazuar në kërkesat e qytetarëve.

“Përmes këtyre takimeve, ne jemi duke i marrë kërkesat apo nevojat që kanë banorët e Vërmicës dhe Turjakës, ndërsa kështu do të vazhdohet në të gjitha vendbanimet e komunës së Malishevës, dhe përmes këtyre kërkesave, ne do t’i orientojmë prioritetet në hartimin e buxhetit, përkatësisht hartimin e listës së projekteve kapitale, apo planifikimin e investimeve për vitet në vijim”, ka thënë drejtori Mazreku.

Kërkesat e banorëve, kryesisht janë për vazhdimin e rregullimit të infrastrukturës në përgjithësi, si ujësjellës, rrjete kanalizimi dhe infrastrukturë tjetër, përmes së cilës përmirësohet jetesa dhe mirëqenia e banorëve në vendet ku ata jetojnë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, së bashku me…