Po vazhdon me sukses demonstrimi dhe promovimi i sportit të xhudos

28 mars 2023 | 15:48

Në shkollën model “Qamil Batalli” në Prishtinë të martën u zhvillua demonstrimi dhe promovimi i sportit të xhudos në kuadër të programit “Kosova Shtet i Xhudos”.

Nën-programi “Xhudo në shkolla” është një nga komponentët kryesor të programit shtetëror “Kosova Shtet i Xhudos”. Ky komponent do të shtrihet në të gjitha shkollat dhe komunat e Kosovës. Me anë të këtij projekti do të zhvillojmë masovizimin dhe vazhdimin e sukseseve të sportit numër një në Kosovë.

“Edhe sot ishte interesimi mjaft i madh i fëmijëve në këtë shkollë, atje demonstruan trajneri Kastriot Cena dhe xhudistët e klubit të xhudos ‘Polici’ nga Prishtina”, thuhet në njoftimin e Federatës së Xhudos së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë serbe,…